20 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Njëzet vjet më parë, në Paris u nënshkrua marrëveshja e Rambujesë, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Por, pala serbe refuzoi nënshkrimin dhe kjo çoi në bombardimet e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës. Zhvillimet brenda dhe rreth konferencës si sot njëzet vjet më parë, janë përmbledhur në një libër të Adnan Merovcit, bashkëpunëtor shumëvjecar i ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ngjarjet e para njëzet vjetëve sot u vlerësuan si zhvillime historike për Kosovën.