BE mbështet bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

BE mbështet bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi

Në Shkodër u zhvillua takimi i ekspertëve të Programit IPA të Bashkimit Europian mbi bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi. Programi ka nisur në vitin 2007 dhe parashikohet të zgjasë deri në vitin 2020. Sipas përfaqësuesve të të dy vendeve, pjesë e ktij programi janë një numër projektesh, që kanë nxitur bashkëpunimin në fusha prioritare siç janë mbrojtja e mjedisit të përbashkët natyror dhe nxitja e punësimi.