Thaçi në Bruksel kërkon shpejtimin e liberalizimit të vizave

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takoi sot në Bruksel Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn. Përmes një njoftimi për media, zyra e presidentit bën të ditur se ai ka kërkuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i cilësuar të pakuptimta e të papranueshme vonesat në këtë proces.