Mirakaj: Trajtimi i krimeve të komunizmit hap pozitiv

  • Laura Konda

Your browser doesn’t support HTML5

Një delegacion nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit po merr pjesë në Uashington në një ceremoni përkujtimore me rastin e 30 vjetorit të masakrës në sheshin Tiananmen të Pekinit. Ceremonia përkujtimore është organizuar nga Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Simon Mirakaj, anëtar i delegacionit shqiptar.