Janjiç: Bisedimet Kosovë-Serbi për zgjidhjen e problemeve dhe jo për ndarje

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Igumeni Sava Janjiç thotë se Kosova e Serbia duhet të rifillojnë bisedimet që do të mundësonin zgjidhjen e problemeve dhe jo për ndarje e shkëmbim territoresh. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai tha se formula për të ardhmen nuk mund të gjendet duke ndarë popujt dhe territoret por përmes një procesi të mirëbesimit dhe pajtimit. Ai tha se përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike është rrjedhojë e veprimeve të strukturave politike në të dyja anët.