Putin, Erdogan diskutojnë për sistemin S-400

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Tayyip Erdogan diskutuan me telefon mbi shitjen nga Rusia të sistemit S-400 si një marrëveshje që është në procesin e zbatimit.

Sipas Kremlinit, biseda telefonike u zhvillua gjatë fundjavës.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kur bateritë raketore ruse të mbërrijnë në Turqi, një vend aleat i NATO-s, kjo do të shkaktojë aktivizimin e sanksioneve amerikane ndaj Ankarasë.

I pari ndër sistemet e mbrojtjes kundërajrore të blera nga Turqia pritet të arrijë gjatë kësaj jave, sipas kanalit televiziv privat Haberturk.