Në Shtetet e Bashkuara ndodhet këto ditë për një vizitë zoti Valon Kashtanjeva, Drejtor i Zyrës për të Drejtat e autorit në Kosovë. Zoti Kashtanjeva ishte i ftuar për një bisedë në studion e programit televiziv “Ditari”. Ai tha se Kosova ka një kuadër të mirë ligjor për mbrojtjen e të drejtës mbi pronën intelektuale, por zbatimi mbetet sfidë, duke patur parasysh që sistemi është ende i ri dhe njerëzit që ndeshen me këtë fenomen në bizneset e tyre dhe publiku kanë pak njohuri për këtë fushë. Ai tha se shpreson qe me krijimin e strategjisë së re për këtë çështje në Ministrinë e Kulturës, ligji për të drejtat e autorit të ketë një zbatim më të mirë. Intervista e plotë me zotin Kasshtanjeva:
Your browser doesn’t support HTML5
Intervistë me Valon Kashtanjeva, zyra për të drejtat e autorit në Kosovë