Astrit Lulushi i Zërit të Amerikës del në pension

Your browser doesn’t support HTML5

Astrit Lulushi i Zërit të Amerikës del në pension

Kolegu ynë i Zërit të Amerikës, gazetari me përvojë Astrit Lulushi del në pension. Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës këto ditë i shprehu atij urimet më të mira për këtë fazë të re në jetën e tij. Astriti është i njohur si producent i ekipit dhe për shumë vite ka trajtuar temat e mjekësisë dhe shkencës në programet e Zërit të Amerikës në shqip. Ai njihet edhe si autor i disa librave. Me një ceremoni në shërbimin tonë, drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett i dorëzoi kolegut Astrit Lulushi “Çmimin e Karrierës”.