Komunat në Kosovë rrisin transparencën

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë një raport i Institutit Demokratik vë në pah se komunat kanë shënuar rritje të nivelit të transparencës në shpenzimin e parasë publike për 28 për qind. Përfaqësues të këtij instituti por edhe të komunitetit ndërkombëtar e vlerësuan transparencën e komunave si pjesë shumë të rëndësishme në parandalimin e korrupsionit në vend, që është edhe një nga kushtet kryesore për rrugën evropiane të Kosovës.