Protesta paqësore në Hong Kong

Dhjetëra mijëra protestues pro-demokracisë marshuan paqësisht nëpër rrugët e Hong Kongut të dielën, fundjava e 11-të radhas në një valë demonstrimesh anti-qeveritare.

Shiu shoqëroi protestën, por përmasat e turmës treguan se lëvizja që ka si objektiv lehtësimi e kontrollit të Pekinit mbi këtë territory, ende ka mbështetje të gjerë publike.

Fronti për të Drejtat Civile, forca shtytëse e protestave përgjatë gjithë verës, bëri thirrje për një demonstrim "të arsyeshëm, jo të dhunshëm" të dielën. Protestuesit ishin përleshur me policinë gjatë protestave të fundjavave të mëparshme dhe për dy ditë javën e kaluar në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, duke sjellë si rezultat anulimin e afro 1.000 fluturimeve.