Maqedoni: Prokuroria kërkon paraburgim prej 30 ditësh për Katica Janevën

Your browser doesn’t support HTML5

Policia maqedonase ndaloi të mërkurën Prokuroren e posaçme në largim, Katica Janeva, e cila mund të jetë përfshirë në skandalin e korrupsionit “zhvatja”. Por pas bastisjes në zyrat e saj, zonja Janeva u shoqërua në shtëpi nga policia dhe më pas u dërgua në gjykatën themelore për seancë dëgjimore.