Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria meriton hapjen e bisedimeve

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se Shqipëria është më afër objektivit të hapjes së bisedimeve dhe se e meriton, në përputhje dhe me rekomandimin e Komisionit Evropian. Zoti Tusk i bëri këto komente në Tiranë, në përfundim të takimit me kryeministrin Edi Rama.