Braçe: Infrastruktura dhe shërbimet në funksionim të plotë

  • Armand Mero

Në Shqipëri, Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha të hënën se 48 orë pas tërmetit të fortë të së shtunës e gjithë infratsruktura e vendit dhe shërbiet janë në funksionim të plotë dhe të sigurta

Zoti Braçe deklaroi se ka qasje në të gjithë infrastrukturën rrugore se është e sigurtë, se në funksion të plotë është sistemi energjitik i vendit, ai shëndetësor dhe arsimor, dhe që nesër do të rihapen shkollat dhe në Tiranë, Durrës e Elabasan, ku sot ishin pezulluar.

Zëvendëskryeministri u shpreh se në terren po vijon procesi i verifikimit të detajuar të dëmeve në banesa dhe se janë funksionale qendrat e pritjes për çdo familje apo individ në nevojë apo të prekur nga tërmeti.

Zoti Braçe foli me tone të ashpra për situatën e krijuar mbrëmë në kryeqytet, pasi disa media online shpërndanë lajmin e rremë se pak para mesnatës pritej një goditje e fortë e tërmet, duke provokuar panik mes qytetarëve të kryeqytetit që mbushën rrugët e sheshet dhe nisën të largohesh nga Tirana.

Ai tha se autoritetet janë të vendosura që autorët e këtij lajmi të rremë të përballen me ligjin, ndërkohë që hetimet kanë nisur menjëherë që mbrëmë duke shoqëruar dhe marrë në pyetje disa gazetarë që dyshohet të jenë përfshirë