Sekretari i Shtetit, Pompeo në Maqedoninë e Veriut

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është i bindur që senati do të ratifikojë gjatë vjeshtës protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Zoti Pompeo që është sekretari i parë amerikan i shtetit që viziton Maqedoninë e Veriut nga vitit 2001, i bëri këto komente në Ohër.