Gledis Gjipali: Mos hapja e bisedimeve, lajm i keq për rajonin

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetari i organizatës Lëvizja Evropiane në Shqipëri Gledis Gjipali thotë se dështimi i Brukselit për të hapur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një lajm jo i mirë për të gjithë rajonin. Mungesa e një vendimi për shkak të kërkesave të Francës për reformë brenda BE-së kanë rritur paqartësitë sesi mund të dilet nga ky bllokim, së cilës siç tha zoti Gjipali, nuk i dha përgjigje edhe vete Parisi.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës eksperti i çështjeve evropiane tha se si Tirana ashtu edhe Shkupi i kanë përmbushur mjaftueshëm detyrimet për këtë fazë të procesit. Zoti Gjipali flet dhe pasojat që mund të ketë zvarritja e zgjerimit të BE-së në rajon, duke përmendur riaktivizimim e problematikave që mbështeten nga rryma nacionaliste apo rritjen e ndikimit të aktorëve të huaj.