Ndotja e lumenjve si rrezik për përmbytje

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri shtretërit e lumenjve vazhdojnë të ndoten nga hedhja e mbeturinave dhe inerteve duke dëmtuar mjedisin, por dhe vënë në rrezik jetën dhe ekonominë e mijëra familjeve. Shqetësimi është përcjellë edhe në takimin e radhës të Bordit të Menaxhimit të Basenit Ujor Drin-Buna. Aty u tha se mungesa e venddepozitimit të mbeturinave në pjesën më të madhe të bashkive veriore të vendit, rrezikon të shkaktojë situata të emergjencave civile.