Kosovë: debat mbi drejtësinë kalimtare dhe Gjykatën e Posaçme

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli e para në zgjedhjet parlamentare të gjashtë tetorit, tha se sapo të vijë në pushtet do të hap diskutim për Gjykatën e Posaçme, e njohur ndryshe si Dhomat e Specializuara në Hagë, që trajtojnë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë. Ai i bëri këto komente në një debat për drejtësinë kalimtare pas luftës në Kosovë., ku u tha se legjitimiteti i Gjykatës së Posaçme duhet të rishqyrtohet. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca