Kosovë: Ende pa një marrëveshje për formimin e qeverisë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje. Njohësit e zhvillimeve politike në vend besojnë se marrëveshja do të arrihet por tërheqin vërejtjen për pasojat e shumta që mund të kenë vonesat në këtë proces, të cilat sipas tyre shpërfaqin mungesën e vullnetit politik në vend.