Filmi dokumentar "Emancipimi i turmave"

Regjisori dhe skenaristi Ervin Lera organizoi në Tiranë premierën e filmit dokumentar “Emancipimi i turmave”.

Your browser doesn’t support HTML5

Filmi Emancipimi i Turmave


Ai thotë se “filmi është një përpjekje për të shpjeguar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të kohëve moderne në historinë e Shqipërisë dhe i referohet zhvillimeve nga regjimi komunist e deri në ditët e sotme”.

Studiuesi i njohur Përparim Kabo, protagonist në film, thotë se “dokumentari zbërthen sfidën e qytetarisë shqiptare për të protestuar në dobi të vetvetes dhe turmëzimit të palogjikshëm në dobi të të tjerëve”.

Premiera e dokumentarit “Emancipimi i turmave” u zhvillua në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e shumë studentëve dhe pedagogëve, krahas kineastëve dhe pjesëtarë të botës së filmit.