Punëtorët e Rafinerisë së Naftës në Ballsh po protestojnë për pagat e pamarra prej disa muajsh dhe po kërkojnë rivënien e kombinatit në punë. Disa nga punëtorët kanë hyrë në greva urie duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur krizën.
Kompania "Bylys Energji" që administron rafinerinë nuk ka dhënë asnjë deklarim për situatën. Fundin eshtatorittë vitit të shkuar kompania njoftoi ndërprerjen e aktivitetit në kombinat prej mosfurnizimit me naftë bruto dhe premtoi pagimin e punëtorëve deri në dhjetor.
Disa kompani të regjistruara në parajsat fiskale kanë administruar rafinerinë e Ballshit nga viti 2015 duke lënë pas detyrime të mëdha financiare në institucionet tatimore dhe tek punëtorët.
Your browser doesn’t support HTML5
Protesta e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit