Shqipëri: Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri u njoftua sot vdekja e parë e shkaktuar nga koronavirusi, një grua e moshuar nga Durrësi. Autoritetet shëndetësore thanë se ajo vuante edhe nga disa sëmundje të tjera kronike. Qeveria urdhëroi mbylljen e lokaleve, restoranteve dhe gjithë mjediseve të përgatitura për grumbullime masive.