Tenori francez, koncert operistik nga dritarja e apartamentit

Your browser doesn’t support HTML5

Ndërkohë që në Francë masat e karantinës janë në javën e dytë, një këngëtar opere është shndërruar në sensacion në mediat sociale. Stephane Senechal këndon nga dritarja e apartamentit të tij për fqinjët , me një repertor që përfshin pjesë operistike dhe La Marsejezën, himnin kombëtar francez.