Kosovë, nga 15 prilli kufizim i rreptë i lirisë së lëvizjes

Your browser doesn’t support HTML5

Që nga nesër në mëngjes, në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili ditëve të fundit ka prekur një numër më të madh personash. Masat e vendosura nga ministria e Shëndetësisë që kufizojnë lirinë e lëvizjes do të jenë në fuqi deri më 4 maj.