Qeveria e Kosovës, shpalli të martën grupin militant Hezbollah, organizatë terroriste, duke përfshirë të gjith formacionet e tij, politike dhe ushtarake.
Në një postim në rrjetin twitter, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se qeveria e tij mbështet të gjitha nismat globale për paqen dhe sigurinë në botë.
The Government of Kosovo supports all global initiatives peace and security in the world, so today, we decided unanimously to declare the Hezbollah organization, its political and military wings, a terrorist organization in the territory of the Republic of Kosovo!
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 23, 2020
Vendimi pasoi propozimin e ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila shkroi se „marrja e një hapi të tillë të rëndësishëm kontribuon edhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si aleate strategjike, Bashkimin Evropian dhe partnerë tjerë, për eliminimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Kosovës dhe partnerëve të saj”.
Hezbollahu, konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Izraeli, Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian.
Në qershorin e vitit të kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një dekreti kërkoi nga institucionet e sigurisë që të hartojnë një listë dhe masat kufizuese ndaj personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.
Lexoni edhe këtë Presidenti i Kosovës kërkon hartimin e listës së organizatave terroristeDekreti i presidentit kërkonte nga institucionet vendase të sigurisë që deri te hartimi i listës, Kosova të zbatojë listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.
Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.