Kosovë, 8 të vdekur nga COVID-19

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë të shtunën u raportua vdekja e 8 personave nga COVID-19, numri më i lartë i të vdekurve brenda një dite që nga shfaqja e pandemisë. Të dielën u njoftua jozyrtarisht për viktima të reja, ndërsa policia dhe prokuroria u panë në Klinikën Infektive ku trajtohen rastet me koronavirus.