Kosovë, spitalet të mbingarkuara nga të prekurit me COVID-19

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova po përballet me numër të lartë të të infektuarve nga COVID-19 dhe mbingarkim të kapaciteteve për të trajtuar këto raste. Autoritetet e shërbimit spitalor thonë se një numër i lartë i atyre që dalin pozitiv me COVID kërkojnë trajtim nëpër spitalet e Kosovës dhe kjo po shtynë ata që të mendojnë forma të ndryshme të zgjerimit të kapaciteteve.