Anulohet sezoni i vjeshtës i futbollit amerikan në nivel kolegji për shkak të koronavirusit

Ohio State wide receiver K.J. Hill (14) holds the trophy following the team's 34-21 win over Wisconsin in the Big Ten championship NCAA college football game, Dec. 8, 2019, in Indianapolis.

Divizioni i Dhjetë Universiteteve më mëdha të Shtetevet të Bashkuara në futbollin amerikan nuk do të zhvillohet këtë vjeshtë për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e koronavirusit, duke u bërë divizioni i parë i sportit në nivel kolegji që merr këtë vendim.

Masa e paralajmëruar të martën vjen gjashtë ditë pasi divizioni që përfshin programet historike të futbollit amerikan të universiteteve si Universiteti Shtetëror i Ohajos, Universiteti i Miçiganit, Nebraskës dhe Universiteti shtetëror i Pensilvanisë, lëshoi një kalendar të rishikuar vetëm për këtë divizion që shpresonte se do ta ndihmonte në trajtimin e pengesave ose ndërprerjeve të mundshme të sezonit të shkaktuara nga Covid-19.

Por vendimi nuk ishte i befasishëm. Ditët e fundit ka patur shumë spekulime se divizioni i Dhjetë Universiteteve më të mëdha do të anulonte sezonin e futbollit në vjeshtë. Të hënën, trajnerët në të gjitha divizionet në nivel universiteti u përpoqën të kundërshtonin këtë prirje, duke u lutur publikisht për më shumë kohë dhe duke kërcënuar se do të gjenin një vend tjetër për të zhvilluar garat në vjeshtë.

"Shëndeti dhe mirëqenia mendore dhe fizike e studentëve tanë-sportistë kanë qenë në qendër të vëmendjes sonë gjatë shqyrtimit të çdo vendimi që kemi marrë në lidhje me aftësinë tonë për të ecur përpara", tha në një deklaratë Komisioneri i Divizionit të Dhjetë Universiteteve të Mëdha (Big Ten), Kevin Warren. "Me kalimin e kohës dhe pas shumë orë diskutimesh me Grupin e Punës për Sëmundjet e reja infektive dhe Komisionin e Mjekësisë Sportive të divizionit Big 10, u bë shumë e qartë se ka shumë pasiguri në lidhje me rreziqet e mundshme mjekësore për të lejuar studentët tanë-atletë që të garojnë këtë vjeshtë."