Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi shihen nga analistët si polarizuese, si pasojë e fërkimeve mes forcave politike pro-malazeze dhe atyre pro-serbe. Analistët besojnë se partitë e pakicave do të kenë një rol kyç në këto zgjedhje dhe do të jenë vendimtar në formimin e shumicës parlamentare.