Mali i Zi, e paqartë cila parti mund ta formojë qeverinë

Your browser doesn’t support HTML5

Numërimi paraprak i votave pas zgjedhjeve në Mal të Zi tregon një rezultat tejet të ngushtë mes Partisë Demokratike Socialiste në pushtet dhe koalicionit proserb “Për të ardhmen e Malit të Zi”. Partia e presidentit Gjukanoviq mori 29 mandate, koalicioni proserb mori 28, asnjëra nuk fitoi shumicën.