Navalni: Pas helmimit të tij qëndron Putini

TOPSHOT - This handout picture posted on September 23, 2020 on the Instagram account of @navalny shows Russian opposition leader Alexei Navalny sitting on a bench in Berlin. - Russian opposition leader Alexei Navalny, who the West believes was…

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalni i tha një reviste gjermane se pas helmimit të tij qëndron presidenti Vladimir Putin.

Në disa fragmente të komenteve të tij të publikuara të enjten nga revista Der Spiegel, Navalny thotë, "Nuk kam ndonjë shpjegim tjetër se si u krye ky krim."

Kremlini u përgjigj, duke e akuzuar zotin Navalni të enjten se punon me Agjencinë Qendrore të Zbulimit CIA.

Komenti, i bërë nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duket se është hera e parë që autoritetet ruse e akuzojnë drejtpërdrejt kritikun e Presidentit Putinit se punon me një agjenci të huaj inteligjence.

Zoti Navalni reagoi, duke thënë se do të padisë zotin Peskov, duke i kërkuar atij të paraqesë prova për të mbështetur akuzën.

Navalny u sëmur gjatë një udhëtimi ajror më 20 gusht dhe fillimisht u shtrua në spital në qytetin siberian të Omskit.

Mjekët rusë thanë se nuk gjetën asnjë gjurmë helmimi, por kur Navalny u transferua në një spital në Gjermani, analizat atje treguan se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novicok, i krijuar fillimisht nga ish-Bashkimi Sovjetik. Analizat pasuese në laboratorët francezë dhe suedezë konfirmuan rezultatin.

I njëjti lloj agjenti nervor u përdor në një sulm të vitit 2018 kundër një ish-spiuni në Britani.

Navalny është një kritik i vazhdueshëm i Putinit dhe i tha revistës Der Spiegel se planifikon të kthehet në Rusi.

"Detyra ime tani është të mbetem një njeri që nuk ka frikë," i tha ai revistës. "Dhe unë nuk kam frikë".

Navalny qëndroi 32 ditë në spital dhe mjekët gjermanë kanë thënë se ai mund të shërohet plotësisht.