Kosovë: Java e të drejtave të viktimave të krimit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë vetëm gjatë nëntë muajve të fundit janë regjistruar një mijë e 145 viktima të dhunës në familje, si dhe 23 raste të përdhunimeve. Këto të dhëna u bënë të ditura në hapjen e javës për të drejtat e viktimave të krimit ku ndër të tjera u nënvizua rritja e rasteve të dhunës në familje dhe përdhunimeve gjatë pandemisë COVID-19.