Ndikimi i pandemisë në diagnostikimin e rasteve me kancer të gjirit

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shkodër u organizua të mërkurën një fushatë ndërgjegjësimi për parandalimin e kancerit të gjirit. Ekspertë të shërbimit shëndetësor thonë se periudha e gjatë e pandemisë COVID-19 po ndikon edhe ne shkallën e diagnostikimit të kancerit të gjirit. Sipas tyre, në krahasim me një vit më pare, është ulur ndjeshëm numri i grave dhe vajzave që paraqiten pranë institucioneve shëndetësore për të bërë mamografinë nga frika e infeksionit me COVID-19.