Kosovë, rekord i ri ditor të infektuarish me koronavirus

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, autoritetet konfirmuan sot (e enjte) numrin më të lartë të qytetarëve të prekur me COVID-19, tetë muaj që nga shfaqja e pandemisë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike 963 veta janë prekur nga koronavirusi dhe 13 veta humbën jetën në 24 orët e fundit.

Për të frenuar këtë rritje, autoritetet kanë vendosur masa kufizuese të lëvizjes së qytetarëve nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit në disa qytete të Kosovës.