Kosovë, 16 të vdekur dhe 690 raste të reja nga COVID-19

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, autoritetet konfirmuan të martën 16 viktima dhe 690 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi. Në mesin e të infektuarve është edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila e bëri këtë njoftim në median sociale.