Krishtlindjet ortodokse u kremtuan edhe në kishat e manastiret e Kosovës, ndërsa liturgjia kryesore është shërbyer në manastirin mesjetar të Graçanicës, afër Prishtinës. Klerikët dhe zyrtarët nga Serbia u bënë thirrje qytetarëve serb që të qëndrojnë në Kosovë duke i siguruar ata për mbështetjen e Beogradit.