Mbi 100 prokurorë e gjykatës do të ndjekin procesin zgjedhor në Kosovë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, partitë janë përfshirë në veprimtari politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ndonëse fushata zyrtare fillon të mërkurën. Përgjatë këtyre veprimtarive janë regjistruar edhe incidente të përcjella me gjuhë të ashpër politike. Autoritetet e sigurisë thanë se po bëjnë përgatitjet për të siguruar zgjedhje të drejta dhe të lira ndërsa organizatat vëzhguese bën thirrje për fushatë të qetë.