Lojërat robotike ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve 

  • Julie Taboh

Në tregun e sotëm ekzistojnë disa robotë që janë edhe lojëra tërheqëse, të cilat po ndihmojnë në aftësimin e fëmijëve për gjuhën, shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën ndërsa i argëtojnë ata.

Aibhlinn Ernst-Murphey argëtohet ndërsa mëson alfabetin.

Your browser doesn’t support HTML5

Lojërat robotike ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve

4 vjeçarja luan me një robot të quajtur Roybi, i cili e aftëson atë për gjuhën dhe shkencën.

“Mësimet që po i jep vajzës sime janë shumë të rëndësishne për zhvillimin e saj”, thotë Tabitha Ernst, nëna e 4 vjeçares Aibhlinn.

Roboti, që funksionon përmes inteligjencës artificiale, është krijuar për të edukuar fëmijët nga moshta 3 deri në 7 vjeç me mësime ditore, biseda dhe këngë.

“E dua Royb-in sepse këndon dhe kënaqet kur më tregon përralla”, thotë Aibglinn Ernst-Murphey.

Edukimi i hershëm është çelësi i zhvillimit, thotë themeluesja e Roybit Elnaz Sarraf.

“Të paktën 250 milionë fëmijë në botë rrezikojnë të mos arrijnë potencialin e tyre deri në moshën 5 vjeçare sepse edukimi është i njëjtë për të gjithë por atyre u duhet vëmendje personale”, thotë Elnaz Sarral, themeluese dhe drejtore ekzekutive e kompanisë që krijoi robotin Roybi.

Lodrat robotike që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve mundësojnë edukim të personalizuar.

“Jetojmë në kohë moderne ku gjithçka është automatike. Duam që fëmijët të mësojnë për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Kjo është e ardhmja”, thotë John Wong, menaxher i përgjithshëm në kompaninë “Robosen Robotics”.

Kompania e zotit Wong krijon lodra robotike të programuara me zë që japin mësime shkencore.

“Besojmë se e ardhmja varet nga edukimi i fëmijëve dhe interesimi për shkencën. Robosen sjell argëtim ndërsa mëson me robotët”, thotë ai.

Një koncept premtues për përdoruesit e vegjël si Aibhlinn dhe motra e saj që do të lindë së shpejti.

“E dua shumë robotin Roybi saqë bleva edhe të dytin për fëmijën që pres ta kem së shpejti”, thotë Tabitha Ernst.