Përvjetori i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Me 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, të cilat pas 78 ditësh u detyruan të largohen nga Kosova. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës këtë fushatë e shohin si vendimtare në çlirimin e vendit, ndërsa serbët dhe Beogradi zyrtar si agresion ndaj Serbisë. Njëzet e dy vjet pas luftës të dyja vendet pritet të rifillojnë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.