Itali, “qyteti që po vdes” kërkon mbrojtje nga UNESCO

Your browser doesn’t support HTML5

Në majë të një shkëmbi në mes të një lugine rreth 100 kilometra në veri të Romës, ndodhet qyteti mahnitës i Civita di Bagnoregios. Qyteti ka mbijetuar për rreth 3,000 vjet, por tani ai po lufton me kërcënimin nga rrëshqitjet e dheut që mund të jenë shkatërruese për të.