Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi sulmet vdekjeprurëse të së enjtes në aeroportin e kryeqytetit afgan të Kabulit, tha zëdhënësi të OKB-së Stephane Dujarric.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, të paktën 73 persona u vranë - 60 afganë dhe 13 pjesëtarë të ushtrisë amerikane, në atë që Guterres e quajti një sulm "terrorist".
Dujarric u tha gazetarëve se "ky incident nënvizon paqëndrueshmërinë e situatës në Afganistan, por gjithashtu forcon vendosmërinë tonë për të vazhduar ndihmën urgjente në të gjithë vendin në mbështetje të popullit afgan".
I strongly condemn the horrific terrorist attack outside #Kabul airport. My thoughts are with all those affected and their loved ones. Our priority remains to evacuate as many people to safety as quickly as possible.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) August 26, 2021
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg shkroi në Twitter se ai "dënon" ashpër "sulmin e tmerrshëm terrorist" dhe se përparësia e aleancës "mbetet evakuimi i sa më shumë njerëzve sa më shpejt që të jetë e mundur."
Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen tha: "Ne e dënojmë me forcë këtë incident të tmerrshëm dhe do të ndërmarrim çdo hap për t'i sjellë fajtorët para drejtësisë".
Filiali i Shtetit Islamik në Afganistan mori përgjegjësinë për sulmin.
Lexoni edhe këtë Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në KabulKryeministri britanik Boris Johnson i përshkroi sulmet si "barbare". Ai tha gjithashtu se sulmet nënvizojnë rëndësinë e vazhdimit të evakuimeve "në mënyrë sa më të shpejtë dhe sa më efikase në orët që na kanë mbetur" para afatit të 31 gushtit.
Lexoni edhe këtë Presidenti Biden zotohet se SHBA do t'i gjejë autorët e sulmeve në aeroportin e AfganistanitPas sulmit të parë, ministria britanike e transportit nxorri një udhëzimpër linjat ajrore që të shmangin fluturimin nën 7.620 metra lartësi në hapësirën ajrore të Afganistanit.
Heartbreaking and awful news- a nightmare scenario we had been fearing. Pray for the injured, and for our brave soldiers and Marines working to treat those who are hurt and return stability in this chaotic moment. https://t.co/mO9n4meIQz
— Rep. Peter Meijer (@RepMeijer) August 26, 2021
Ligjvënësi amerikan Peter Meijer, i cili u kritikua kohët e fundit për një udhëtim "sekret" në Kabul për të parë kaosin në aeroportin ndërkombëtar, e quajti sulmin "një skenar makth nga i cili kishim frikë" në një postim në Twitter të enjten.
Komisioni për Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit e quajti sulmin një veprim "frikacakësh".
I strongly & forcefully condemn today’s explosions outside of the Kabul airport targeting US citizens, personnel, & vulnerable Afghans trying to flee Afghanistan. As we wait for more details to come in, one thing is clear: We can’t trust the Taliban with Americans’ security. https://t.co/17zUk5VBDu
— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) August 26, 2021
"Kjo është një krizë humanitare e plotë dhe qeveria jonë duhet të sigurojë aeroportin dhe të evakuojë shumë qytetarë amerikanë dhe afganë të pambrojtur që po përpiqen me dëshpërim të largohen nga vendi," thuhet në një postim të Komisionit të Senatit për Marrdhënie me Jashtë në Twitter.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dënoi "sulmet frikacake dhe çnjerëzore në aeroportin e Kabulit", ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri thirrje për vazhdimin e evakuimit të njerëzve nga aeroporti.