Kosovë, 22 të vdekur dhe 1 mijë e 894 raste si pasojë e COVID-19

Your browser doesn’t support HTML5

Edhe muaji shtator në Kosovë filloi me numër të lartë të personave që po humbin jetën dhe atyre që po infektohen si pasojë e COVID-19. Autoritetet thanë se 22 vetë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga pasojat e COVID-19 ndëra janë konfirmuar 1 mijë e 894 raste të reja të të prekurve nga virusi.