Le Drian: Riparimi i marrëdhënieve Francë-SHBA do të marrë kohë

In this photo taken from video, France's Foreign Minister Jean-Yves Le Drian speaks during a news conference, Sept. 20, 2021, in New York.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian i tha Sekretarit të Shtetit Antony Blinken të enjten se do të duhet "kohë" dhe "veprime" për të riparuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas një marrëveshjeje të Uashingtonit me Australinë për nëndetëset, e cila dëmtoi Francën.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Australia njoftuan një marrëveshje, sipas së cilës Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Australinë me nëndetëse me energji bërthamore.

Ky veprim zemëroi Francën, e cila tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA dhe Australia. Franca, në pesë vitet e fundit është angazhuar për arritjen e një marrëveshje për furnizimin e Australisë me nëndetëse konvencionale, të cilat operojnë me naftë.

Lexoni edhe këtë Biden zemëron Francën, BE-në me iniciativën e re të sigurisë me Australinë dhe Britaninë

Më herët gjatë javës, Le Drian shprehu shqetësim për atë që ai e karakterizoi si "mashtrim" nga njëri prej aleatëve më të vjetër të vendit të tij.

Ai u tha gazetarëve në OKB këtë javë se Shtetet e Bashkuara goditën Francën pas shpine dhe fshehën marrëveshjen e re për muaj të tërë.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, Le Drian dhe Blinken “folën mbi planet për konsultime të thelluara dypalëshe mbi çështjet e rëndësisë strategjike. Ata diskutuan strategjinë e BE-së për bashkëpunim në rajonin e Indo-Paqësorit."

Lexoni edhe këtë Macron do të dërgojë sërish ambasadorin në SHBA pas telefonatës së Bidenit

Të mërkurën, Presidenti Joe Biden dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike në përpjekje për të rindërtuar besimin midis dy aleatëve të NATO -s.