Ditari - Gërdeci, Apeli vendos rihapjen e procesit për Mediun

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shprehet për rihapjen e procesit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në Tiranë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për të pestën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugët për në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.