Ditari - "Pandora Papers", dokumente mbi fshehjen e pasurisë nga udhëheqës botërorë

Your browser doesn’t support HTML5

Në miliona dokumente të rrjedhura, hidhen dyshime mbi lidhjen mes udhëheqësve botërorë dhe pasurive të tyre të fshehura përmes kompanish të regjistruara në parajsa fiskale. Të ashtuqujtuarat “Dokumentet Pandora” janë pjesë e një investigimi të ri të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, me bazë në Uashington. Në dokumente figuron edhe emri i një kompanie shqiptare "AL Energy Transmission". Në Kosovë ka filluar zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, për t’i dhënë fund krizës në veriun e vendit. Duke filluar nga sot shenjat shtetërore në targat e makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, mbulohen me letër ngjitëse.