Ditari: Gjendja energjitike në Shqipëri

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri debatohet gjerësisht kriza energjitike e paralajmëruar nga Kryeministri i vendit Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë për Zërin e Amerikës se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve.