Kosova në heshtje zgjedhore

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë sot është heshtje zgjedhore para votimeve të nesërme për raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.

Rreth 1 milionë e 270 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e 21 komunave të ardhshme të Kosovës.

Autoritetet thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces, ndërsa organizatat e shoqërisë civile kritikuan partitë politike për shkelje të masave kundër COVID-19 dhe për mungesë të transparencës gjatë fushatës pesë ditëshe për këtë raund të zgjedhjeve.