Ditari - Aksident i rëndë në Bullgari. 46 viktima, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Your browser doesn’t support HTML5

Të paktën 46 viktima nga aksidenti i një autobuzi në Bullgari. Sipas autoriteteve shumica e tyre ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që po ktheheshin nga Turqia. Shkupi ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK-ut për të pushuar hetimet lidhur me kallzimin e Presidentit Meta ndaj ish kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Adrian Dvorani. Presidenti Meta tha se do ta ankimojë çështjen. Raportuesja e Posaçme e OKB-së për Lirinë e Shprehjes ngre shqetësime lidhur me situatën në të cilët ndodhet media në Hungari, ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit 2022.