Radio franceze RTL njoftoi se një nga vrasësit e dyshuar të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, u arrestua të martën në aeroportin Roissy pranë Parisit, ndërsa po bëhej gati për të hipur në avion në një udhëtim drejt Riadit.
Sipas RTL-së personi i arrestuar ishte një ish-punonjës i Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite.
Ai besohet të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e gazetarit Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.