Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Ministria e Drejtësisë në Kosovë synon të nënshkruaj një marrëveshje me Danimarkën për t’i dhënë me qira 300 qeli burgu në qytetin e Gjilanit, për të ndihmuar vendin skandinav të përballet me sistemin e tij të mbipopulluar të burgjeve. Autoritetet në Kosovë thonë se nga kjo marrëveshje Danimarka do të paguante 210 milionë euro për një periudhë 10 vjeçare, e cila do të financojë sistemin e drejtësisë të Kosovës dhe projektet e energjisë së rinovueshme.