Ukrainë-Rusi, bisedime të tjera në Bjellorusi

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se Moska është gati për bisedime paqeje, por do të vazhdojë të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, për të cilën Kremlini pretendon se po kërcënon Rusinë.

Ministri i jashtëm rus përsëriti se Moska nuk mund të tolerojë kërcënimin ushtarak që vjen nga Ukraina, për të cilën tha ai po merrte urdhra nga Uashingtoni.

Zoti Lavrov tha gjithashtu se ai besonte se disa udhëheqës të huaj po përgatiteshin për luftë kundër Rusisë.

Sipas zoti Lavrov do të varet nga ukrainasit që të zgjedhin se çfarë qeverie duan të kenë.

Zotit Lavrov tha se në fillim të kësaj jave delegacioni rus i paraqiti kërkesat e tij negociatorëve ukrainas dhe se aktualisht po pret përgjigje nga Kievi, në një takim që pritet të mbahet sot. Zotit Lavrov la të kuptohet se gjatë disa sulme ruse mund ishin vrarë civilë, duke thënë se "çdo aksion ushtarak është i mbushur me viktima, jo vetëm në mesin e ushtrisë, por edhe civilëve".

Bisedimet e radhës mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë pritet të zhvillohet të enjten në Bjellorusi, në rajonin e Brestit që kufizohet me Poloninë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se vendi i tij ishte gati për rifillimin e bisedimeve, por vuri në dukje se kërkesat e Rusisë nuk kishin ndryshuar dhe se ai nuk do të pranonte asnjë ultimatum.